Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik,  në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik,  në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për “Personel Akademik” (katekoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent.
  2. Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Shëndetit Publik.
  3. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare ≥8.0.
  4. Të jetë shtetas shqiptar.
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  6. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  7. Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  8. Të ketë zotësi të plotë përtë vepruar.
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse.
  10. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere specifike

  1. Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë pune.
  2. Të ketë qenë titular i lëndës/modulit në lëndën “Shëndet Publik”
  3. Të ketë ekperiencë në Institucionet e Arsimit të Lartë si drejtues i projekteve shkencore në fushën e Shëndetit Publik.
  4. Të jetë pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë.
  5. Të ketë diplomë Master në Menaxhimin Shëndetësor pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë.
  6. Të ketë ekperiencë në mësimëdhënie në universitetet e BE-së në profilin e Shëndetit Publik.

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë ekperiencë pune në institucionet e Arsimit të Lartë.
  2. Të ketë ekperiencë pune në institucionet shëndetësore.
  3. Të jetë autor i parë në të paktën një artikull shkencor në revista me faktor impakti të indeksuara në “Journal Citation Reports” (Clarivate Analytics).
  4. Të ketë kryer kurse dhe trajnime ndërkombëtare.
  5. Të ketë ekperiencë shkencore në konferenca në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shëndetit publik.
  6. Të ketë ekperiencë në konsulenca dhe ekspertizë në projekte ndërkombëtare me fokus shëndetin.
  7. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  13. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”
  14. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al