NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË LËNDA “MJEKËSI URGJENCË”, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statuti i Universitetit i Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 86 Prot., datë 23.08.2022, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë lënda “Mjekësi Urgjencë”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithëshme, studime Universitare brenda ose jashtë vendi , me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë liçencën për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
Kritere specifike
- Të zotërojë diplomë specializimi mjekësinë e Urgjencës apo në specialitetet e lidhura mr të (Mjekësi Interne, Anestezi Reanimacion, Kirurgji, apo ndonjë specialitet tjetër klinik) me notë mesatare mbi 9 (nëntë);
- Të ketë eksperiencë pune si mjek të paktën 5 (pesë) vite në urgjencë;
- Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie në lëndën e Mjekësisë së Urgjencës;
- Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specislitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve;
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë së Urgjencës;
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë me diplomë specializimi “Specialist Mjek Urgjence” me notë mesatare mbi 9.0;
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe /ose aktivitete shkencore në fushën e Mjekësisë së Urgjencës:
- Preferohen kandidatë që kanë marrë tituj Akademike në fushën përkatëse (ose që janë në proces);
- Preferohen të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Preferohen kandidatet me 2 (dy) ose me shumë gjuhë të huaja;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj ;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga shpallja e njoftimit, pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 369, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al