NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “MJEKËSIA LIGJORE” DHE “ETIKË & DEONTOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr. 135 prot, datë 16.11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Mjekësia Ligjore” dhe “Etikë & Deontologji” në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Mjekësia Ligjore” dhe “Etikë & Deontologji” në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme (Brenda ose jashtë vendit);
- Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8;
- Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse.
- Të mos jetë marë ndaj tyre masë disiplinore apo administrative nga punëdhënësi.
Kritere preferenciale:
- Të ketë kryer specializimin pasuniversitar për “Mjekësi Ligjore” dhe të ket fituar titullin “Mjek Ligjor”.
- Duhet të paktën të ketë fituar gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”
- Të ketë jo më pak se tre vite përvojë akademike, si pedagog i jashtëm në lëndën Mjekësi Ligjore dhe /ose Etikë dhe Deontologji, pranë UMT.
- Të ketë të paktën 5 vitet e fundit përvojë profesionale të pandërprerë si mjek specialist në Mjekësi Ligjore pranë IML të Shqipërisë apo institucione homologe me IML, në vendet e BE ose USA.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al