NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANT” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, PRANË FAKULTETIT  TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANT” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr.­­­133, datë 16.11.2021,Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborant” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, pranë Fakultetit  të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Kandidatët për personel ndihmës akademik pozicioni “Laborant” pranë Departamentit të Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:

           

Kritere të përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një veprepenale;

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojë diplomë minimalisht të nivelit “Bachelor”;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet në marrëdhënie dhe komunikim me të tretët;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (exel, word etj.);
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbënavantazh);
  • Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese, etikë profesionale dhe të punës në grup;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës;
  6. Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  12. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  13. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

 Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al