NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet  e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr 62, datë 20.04.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranëshpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:

           

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  4. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të komjuterit, dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna në Universitetin e Mjekësisë,
  10. Tiranë, ose në institucione të tjera të edukimit.

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  2. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme brenda sistemit arsimor dhe jo më pak se 5 (pesë) vite pune;
  3. Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor”;
  4. Preferohet gjuha angleze.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  7. Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  10. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  12. Vërtetim i Gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda (tre muajve të fundit);
  13. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al