NJOFTIM PËR POZICIONIN “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE”, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË,

NJOFTIM PËR POZICIONIN “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE”, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË,

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 61, datë 15.06.2022,  shpall konkursin për pozicionin e punës, 1 (një) vend personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, të duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;

 

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit “Master profesional” ose “Master Shkencor”, në “shkencat Mjekësore”, apo të barazvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë, me notë mesatare mbi 8.5;
  2. Të zotëroj me dëshmi, të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  3. Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Të ketë referenca positive të përvojave të mëparshme;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve kompjuterike;
  7. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  9. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  10. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  11. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

 Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në  zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al