Njoftim për punësim me kontratë shërbimi për ekspert të jashtëm në procesin e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Mbështetur në Ligjin nr 80/2015 “Për arsimin e lartë…”, në Statutin e UMT, Urdhrin nr. 66, datë 16.7.2020 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021” të Rektorit të UMT-së, si dhe në shkresën nr. 1756, datë 03.08.2020 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i UMT, kërkojmë shpalljen në faqen zyrtare të UMT, të konkursit për ekspert të jashtëm që do të angazhohet në procesin e renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm që do të angazhohet në procesin e renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021, janë si më poshtë:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
- Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
- Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
- Preferohet të ketë njohuri të avancuara të programit Excel, në përdorimin e funksioneve të kërkimit, logjike dhe të përputhjes (Match/Vlookup/index).
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve
Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e protokoll-arkivës në Rektoratin e UMT ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr,371, 1005 Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumenteve do të jenë nga data 04.08.2020-10.8.2020.
Mënyra e vlerësimit: përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.