NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATE SHËRBIMI PËR NJË EKSPERT TË JASHTËM

NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATE SHËRBIMI PËR NJË EKSPERT TË JASHTËM

Mbështetur në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë...”, në Statutin e UMT, Vendimin  nr.7, datë 8.6.2021 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2021-2022” të Rektoratit të UMT-së, në shkresën nr.1586 prot, datë 25.06.2021 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.70, datë 28.06.2021 “Për miratimin e kritereve për ekspertin e jashtëm…”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi një ekspert të jashtëm të fushës, i cili plotëson kriteret e mëposhtëme:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm që do të angazhohet në procesin e renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2021-2022, janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  2. Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  4. Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  5. Preferohet të ketë njohuri të avancuara të programit Excel, në përdorimin e funksioneve të kërkimit, logjike dhe të përputhjes (Match/Vlookup/index).

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve
  6. Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e protokoll-arkivës në Rektoratin e UMT ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumenteve do të jenë nga data 30.06.2021 deri më 06.07.2021.

Mënyra e vlerësimit: përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al