NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATË SHËRBIMI PËR TRE EKSPERT TË JASHTËM
Në zbatim të nenin 74 dhe 75 te VKM Nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kërkohen tre ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi, një i fushës së inxhinjerisë mekanike, një i fushës së inxhinjerisë së nëtrtimit dhe një i fushës së inxhinjerisë elektronike/elektrike trajnuar për paisjet mjekësore, për të qenë pjesë e rishikimit të Specifikimeve Teknike, hartimit të kritereve teknike, komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësisë së prokurimit.
Kriteret që duhet të plotësojnë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 ( tre ) vite.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda l0 ( dhjetë ) ditëve nga publikimi njoftimit dokumentet
si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin ( CV ) sipas formatit standard ( europass );
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS ( për diplomat e marra jashtë vendit );
- Kopje e noterizuar e librezës së punës ( të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në pune );
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;