NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATË SHËRBIMI PËR TRE EKSPERT TË JASHTËM

NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATË SHËRBIMI PËR TRE EKSPERT TË JASHTËM

Në  zbatim të nenin 74 dhe 75 të VKM Nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kërkohen tre ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi, 1 ( një ) Arkitekt të
fushës Interier, për të qenë pjesë e rishikimit të Specifikimeve Teknike, hartimit të kritereve teknike dhe njësisë së prokurimit.

Kriteret që duhet të plotesojnë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 ( tre ) vite;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda l0 ( dhjetë ) ditëve nga publikimi njoftimit dokumentet
si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin ( CV ) sipas formatit standard ( europass );
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS ( për diplomat e marra jashtë vendit ).
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës ( të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë );
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;