NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE

NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicione pune bazuar në ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Vendimin nr. 25 datë 30.05.2018 të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vendet e punës:

  1. Administrator në Fakultetin e Mjekësisë;
  2. Administrator në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike;
  3. Administrator në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

 

A. Përshkrimi përgjithësues i punës:

Sipas nenit 54 “ Funksionet e administratorit të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë” të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

B. Kriteret:

Kandidatët për administrator i njësisë kryesore duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar,
  2. Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në këto fusha,
  3. Të ketë përvojë pune në buxhetimin dhe menaxhimin e fondeve, së paku 3 (tre) vjet,
  4. Të mos jetë i dënuar për ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal,
  5. Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë,
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit,
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës,
  8. Të zotërojë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë e Komunitetit Evropian përbën avantazh.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dëshmi penaliteti.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë Zyrës e Protokollit të Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit pranë Zyrës së protokollit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 11.06.2018-26.06.2018

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

 

C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar me ligjin nr.47/2017 “Për Prokurimin Publik”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al