Njoftim për vend pune për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane,

Njoftim për vend pune për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane,

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 687 prot, datë 24.03.2021 Dërgohen kriteret për shpallje  të vendit vakant për punonjës administrativ “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” në Universitetin e Mjekësisë Tiranë,  si dhe Urdhri i Administratorit nr. 22 datë. 31.03.2021, Administratori i UMT, shpall konkurimin per një vend vakant pune, si me poshte:

  • Per një vend për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane,

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
  • Përgjigjen dhe ndjekin mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
  • Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet)
  • Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e pronave të miratuara për t`u dhënë me qera.
  • Marrin pjesë në të gjitha komisionet e ngritura me urdhër të eprorit, në fushën e prokurimeve, ekonomike, inventarizuese etj.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorit.
  • Kujdesen per marrjen ne dorezim te aktiveve afatgjata dhe afatshkurtera sipas legjislacionit ne fuqi.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

  1. Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master profesional”, “bachelor” në shkencat “ekonomi”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë 1 vit eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kriter preferencial

Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve në shkencat “ekonomike” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.

Kushtet

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesa e kandidatit për vendin e lirë të punës duhet të shoqërohet me dokumentat që vërtetojnë plotësimin e kërkesave të publikuara. Dokumentat bazë janë:
  2. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  3. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  4. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  5. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  6. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda tri muajve të fundit
  9. Formular Vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, brenda 15 (pesëmbëdhjet) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së, pranë zyrës së sekretari -arkivës (protokolli), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15(pesëmbëdhjetë) ditë me datën e publikimit në buletinin e APP.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al