Njoftim për vend pune për Personel Akademik me kontratë 1-vjeçare për Lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjise OMF & Paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë Dentare

Njoftim për vend pune për Personel Akademik me kontratë 1-vjeçare për Lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjise OMF & Paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë Dentare

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 21, datë 30.03.2021, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin vend vakant për Personel akademik me kontratë në Lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjisë  OMF & Paraklinike, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Kandidatët për Personel Akademik me kontratë 1-vjeçare për Lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjise OMF & Paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë Dentare duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” brenda ose jashtë vendit;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore të BE (Anglisht,Frengjisht , Gjermanisht, Italisht,Spanjisht);
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6.  Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

 

Kritere specifike:

  1. Të ketë notën mesatare të diplomës  ” Master i Shkencave në Stomatologji”  baras/mbi 9.5;
  2. Të ketë marrë gradën shkencore “Doktor”;
  3. Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë profesionale nga përfundimi i studimeve;
  4. Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në  mësimdhenie;
  5. Të ketë liçencë për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Stomatologut ;
  6. Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  7. Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare ;
  8. Të kenë aftësi të mira komunikuese.

 

Dokumentacioni i kërkuar

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Stomatologut;
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular Vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së .

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al