Njoftim për vend pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,si dhe në Urdhërin Nr. 24 ,datë 30.03.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare të nivelit “Master Profesional ose Master i Shkencave”, në shkencat “mjekësore” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë, me notë mesatare aritmetike mbi 7.5;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë aftësi të mira komjuterike, njohja e programeve bazë;
- Të ketë referenca pozitive të përvojave të mëparshme.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
- Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al