NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 121, datë 11.11.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune Personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, pozicioni Specialist për Doktoraturat, në Fakultetin e Mjekësisë”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:
Kandidatët për pozicionin e punës “Personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, pozicioni “Specialist për Doktoraturat” në Fakultetin e Mjekësisë”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare të nivelit “Master Profesional ose Master i Shkencave”, me note mesatare aritmetike të studimeve Universitare mbi 7 ( shtatë) e lartë
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 10 (dhjetë) vjet; Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë e të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.11.2020- 27.11.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor- në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al