NJOFTIM PËR VEND VAKAND: “DREJTOR” I DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, për pozicionin e punës “Drejtor” i Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret:
Kandidatët për pozicionin e punës “Drejtor” i Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”
- Të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune, si dhe të ketë jo më pak se 3 (tre) vite eksperiencë në fushën e kurrikulës dhe cilësisë;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Kriteret preferenciale
- Të ketë njohuri dhe të demonstrojë aftësi lidhur me menaxhimin e sistemit të brendshëm të cilësisë si dhe të sigurimit të brendshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë
- Të demonstrojë aftësi menaxhuese dhe bashkëpunimi në grup
- Të ketë aftësi në menaxhim projektesh
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.10.2019-01.11.2019 (10 ditë pune).
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi Kodin e punës dhe Procedurat Administrative
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me kurrikulat dhe sigurimin e cilësisë në IAL
- Njohuri të kodit të cilësisë (Standardet shtetërore të cilësisë në arsimin e lartë)
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al