NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “LABORANT” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË SHËRBIMIN E NEUROLOGJISË, PANË DEPARTAMENTIT TË NEUROSHKENCËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “LABORANT” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË SHËRBIMIN E NEUROLOGJISË, PANË DEPARTAMENTIT TË NEUROSHKENCËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor “Laborant”, me kontratë me afat të caktuar, në Shërbimin e Neurologjisë, pranë Departamentit të Neuroshkencës, në Fakultetin e Mjekësisë,

Kriteret

Kandidatët për “Laborant” me kontratë me afat të caktuar, në Shërbimin e Neurologjisë, panë Departamentit të Neuroshkencës, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

  1. Të ketë mbaruar ciklin e parë të studimeve universitare Bachelor;
  2. Të mos jetë mare ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna
  3. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  5. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT, dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  7. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  9. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 18.11.2019- 03.12.2019 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al