Njoftim për  vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e  Mjekësisë Dentare

Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik “Laborant”me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

 A. Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Demostron gjithë etapat e përgatitjes së protezave të ndryshme;
  • Kontrollon punën e studentëve  për cdo proçes në praktikën laboratorike;
  • Bën vlerësimin e punimit të përfunduar;
  • Ndihmon dhe kontrollon studentët në vizatimin e të gjithë dhëmbëve;
  • Demostron përpara studentëve të gjitha etapat e përgatitjes laboratorike të Protezës Parciale, Protezës Totale, si dhe Protezës Fikse;
  • I siguron pedagogut të gjitha materialet për zhvillimin normal të praktikës laboratorike;
  • Bën demostrimin e skulptimit të dhëmbëve, duke kontrolluar dhe vlerësuar ato;
  • Merr pjesë në derdhjen e modeleve dhe vendosjen e këtyre modeleve në forma;
  • Ruan bazën materiale që ka në ngarkim;
  • Realizon të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen nga eprorët.

B. Kriteret:

Kandidatët për vendin e punës “Laborant” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, duhet të plotësojnë këto kritere :

Kriteret e përgjithshme:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  2. Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të zotëroj një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbën avantazh);
  5. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji
  2. Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse mbi 5 vjet;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti; 

C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.10.2018 – 26.10.2018  (10 ditë pune).

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al