NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurset për 2 (dy) pozicionet e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:

  • “Përgjegjës”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • “Përgjegjës”, në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë.

 

 Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës” në sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, eksperienca e punës në institucionet e arsimit te larte ne fushën e kurrikulës dhe pranimeve përben avantazh;
  3. Të zotërojë njohuri të gjuhëve të programimit, të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
  4. Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  5. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  11. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  12. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në vlerësimin e kurrikulës universitare si dhe të procesit të pranimeve sipas cikleve të studimit;
  2. Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  9. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës”, në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, dhe eksperiencë në institucionet e arsimit të lartë në fushën e sigurimit të cilësisë dhe statistikave jo më pak se 2 (dy) vite;
  3. Të zotërojë njohuri të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
  4. Të zotërojë njohuri mbi sistemin e sigurimit të brendshëm ose të jashtëm të cilësisë;
  5. Të zotëroje njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  6. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  8. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  9. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  10. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  11. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  12. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  13. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në proceset e vlerësimit të brendshëm dhe/ose të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë;
  2. Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në metodat e përpunimit statistikor dhe analizës së të dhënave;
  3. Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

 

Dokumentacioni i  kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë vjetërsinë në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  9. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;
  10. Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 13.01.2020-24.01.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
  • Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al