NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, “Përgjegjës”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,
Kriteret:
Kandidatët për “Përgjegjës” në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të zotëroj diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
- Të ketë eksperiencë punë, jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë përben avantazh;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 11.11.2019-22.11.2019 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al