NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISE “SHERBIMI I KIRURGJISE SE PERGJITHSHME, KLINIKA I” PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISE “SHERBIMI I KIRURGJISE SE PERGJITHSHME, KLINIKA I” PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e UMT-së, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel akademik në Departamentin e Kirurgjise “Sherbimi i Kirurgjise se Pergjithshme, Klinika I” pranë Fakultetit të Mjekësise, Universiteti të Mjekësisë, Tiranë.  

Kandidatët për pozicionin e punës “Sherbimi I Kirurgjise se Pergjithshme, Klinika I”, Prane Departamentit te Kirurgjise, ne Fakultetin e Mjekësise, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë keto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të jete diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise, Dega Mjekesi e Pergjithshme, studime universitare brenda ose jashte vendit;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të kete mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tete).
  5. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë te huaje perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht );
  6. Te zoteroje gjuhen shqipe, te shkruar dhe te folur;
  7. Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  9. Te jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

 

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidate qe kane marre pjese ne veprimtari kerkimore dhe/ose aktivitete shkencore ne fushen e kirurgjise.
  2. Preferohen kandidate me dy ose me shume gjuhe te huaja.
  3. Preferohet te jete mjek qe e njeh mire sherbimin ku punon.
  4. Preferohen kandidate te kategorise Dr.Shk.
  5. Te kete kualifikime apo specializime nderkombetare ne Kirurgji.

 

Kritere specifike:

  1. Te kete diploma specializimi ne Kirurgji.
  2. Te kete dokturature (ose te jete ne process Doktorature).
  3. Te kete eksperience pune ne Kirurgjine e Pergjithshme.
  4. Te kete eksperience mesimdhenie ne lenden Semiotike Kirurgjikale mbi 5 vite.
  5. Te kete licencen per ushtrimin e profesionit ne specialitetin perkates nga Urdhri i Mjekeve.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

 

Kandidatët qe aplikojne, duhet të dorëzojnë prane Zyres se Burimeve Njerezore, ne Fakultetin e Mjekesise, dosjen personale (te inventarizuar) me dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje e pasaportes ose te kartes se identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Deshmi te kualifikimeve pasuniversitare ose te gradave dhe titujve ( fotokopje te noteruara.) Per diplomat Master ose PhD te marra ne universitetet e huaja duhet te dorezohet fotokopje e noteruar e certifikates se njohjes nga organi kompetent ose vertetim qe jane ne process njohje.
  6. Kopje e noterizuar e licensave per ushtrimin individual te profesionit, leshuar nga Urdhri I Mjekeve.
  7. Deshmi te pjesmarrjes ne konferenca ose ne seminare;
  8. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  12. Kopje te artikujve ,teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
  15. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.03.2020-23.03.2020 (10 ditë pune)

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al