NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,
Kandidatët konkurrentë për vendin vakant (1 vend) për Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme (studime universitare brenda ose jashtë vendit);
- Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë);
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë gradën shkencore “Doktor”;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënien;
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e mjekësisë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere të preferenciale:
- Preferohen kandidatët nga kategoria “Profesor”;
- Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jasht vendit;
- Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencorë të fituara në universitete të njohura jashtë vendit;
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari dhe/ ose aktivitete shkencore në fushën përkatëse;
- Preferohen kandidatë me përvojë pune dhe pjesmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare;
- Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (Adresa: Rr. e Dibrës, Brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.03.2020-23.03.2020 (10 ditë pune).
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al