NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, LËNDA HISTOLOGJI-EMBRIOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, LËNDA HISTOLOGJI-EMBRIOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik në Departamentin e Morfologjisë, lënda Histologji-Embriologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Morfologjisë, lënda Histologji-Embriologji, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi e Përgjithshme” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
  2. Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  5. Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  6. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

 

Kritere specifike

  1. Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi e Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar ≥9.0. (Në rastet me eksperiencë pedagogjike të mëparëshme në Histologji dhe/ose doktoraturë në Histologji dhe /ose Profesor në Histologji, nota mesatare ≥9.0).
  2. Të ketë në lëndën Histologji-Embriologji notën 9 e lartë (notën mesatare aritmetike 9 e lart, kur lënda është zhvilluar në dy provime) dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të Lëndës Anatomi Normale 9 e lart.
  3. Të ketë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku B2 (preferohet gjuhë angleze)
  4. Të ketë licensën e ushtrimit individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.

 

Kritere preferenciale:

Preferohen kandidatët me experience pedagogjike të mëparshme në Histologji dhe/ose doktoraturë në Histologji dhe/ose Profesor në Histologji;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Kopje e noteruar e licensës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  10. Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj;
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
  15. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.03.2020-23.03.2020 (10 ditë pune).

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al