NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK, PRANË DEPARTAMENTIT TE KIRURGJISË, LËNDA KIRURGJI SPECIALE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e UMT-së, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, PERSONEL AKADEMIK, PRANË DEPARTAMENTIT TE KIRURGJISË, LËNDA KIRURGJI SPECIALE, NE FAKULTETIN E MJEKËSISE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË.
Kandidatët për pozicionin e punës personel akademik pranë Departamentit te Kirurgjisë, Lënda Kirurgji Speciale, në Fakultetin e Mjekësise, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jete diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise, Dega Mjekesi e Pergjithshme, studime universitare brenda ose jashte vendit
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të kete mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tete).
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë te huaje perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht );
- Te zoteroje gjuhen shqipe, te shkruar dhe te folur.
- Te kete zotesi te plote per te vepruar.
- Te jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidate qe kane marre pjese ne veprimtari kerkimore dhe/ose aktivitete shkencore ne fushen e kirurgjise.
- Preferohen kandidate me dy ose me shume gjuhe te huaja.
- Preferohet te jete mjek qe e njeh mire sherbimin ku punon.
- Preferohen kandidate te kategorise Profesor.
Kritere specifike:
- Te kete diploma specializimi ne Kirurgji.
- Te kete dokturature (ose te jete ne process Doktorature).
- Te kete eksperience pune ne Kirurgjine e Traumes mbi 10 vite.
- Te kete eksperience mesimdhenie ne lenden e Kirurgjise Speciale mbi 5 vite.
- Te kete kualifikime apo specializime nderkombetare ne Kirurgji.
- Te kete licencen per ushtrimin e profesionit ne specialitetin perkates nga Urdhri i Mjekeve.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje e pasaportes ose te kartes se identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Deshmi te kualifikimeve pasuniversitare ose te gradave dhe titujve (fotokopje te noteruara.) Per diplomat Master ose PhD te marra ne universitetet e huaja duhet te dorezohet fotokopje e noteruar e certifikates se njohjes nga organi kompetent ose vertetim qe jane ne process njohje.
- Kopje e noterizuar e licensave per ushtrimin individual te profesionit, leshuar nga Urdhri I Mjekeve.
- Deshmi te pjesmarrjes ne konferenca ose ne seminare;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Kopje te artikujve ,teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015“Për garantimin e integritetit të pesronave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tre) muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësië, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.06.2020-26.06.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al