NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONELIT ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË”, PËR POZICIONIN E PUNËS: DREJTOR TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicion pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, per pozicionin e punes: Drejtor të drejtorisë së shërbimeve mbështetëse.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Drejtori i Drejtorisë është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Drejtori. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i UMT-së.
- Organizon dhe drejton të gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për tenderat e përqëndruara për njësinë shpenzuese dhe prokurimet për njësinë qëndrore të UMT-së.
- Organizon dhe drejton të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
- Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
- Përgjegjës për hedhjen në kohë të Regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekjen e raportimeve në kohë në MASR-së.
- Kontrollon dhe miraton të dhënat dhe analizat në fushën e prokurimeve.
- Koordinon dhe kontrollon veprimtarinë e sektorëve të drejtorisë së tij;
- Punon për përgatitjen dhe propozon politika dhe strategji për Drejtorinë;
- Organizon punën për kryerjen e studimeve, raporteve të ndryshme;
- Organizon dhe drejton punën e drejtorise si dhe mundëson kushtet normale me qëllim përmbushjen e plotë dhe brenda afateve të detyrave;
- Kontrollon, analizon dhe vlerëson mbi rezultatet e punës së punonjësve në varësi të tij;
- Analizon kryerjen e detyrave dhe jep opinione në lidhje me to;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse”, duhet të plotësojë këto kritere :
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” në shkencat “ekonomike”, “juridik”, “inxhinieri dhe teknologji” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit(ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit:15.06.2020 – 26.06.2020 (10 ditë pune).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.