NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicione pune bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,

  1. Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme

2. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Drejtor në Drejtorinë Shërbimeve të Përgjithshme”, duhet të plotësojë këto kritere :

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  2. Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune;
  3. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti;

 

2. Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 14.05.2018 – 25.05.2018  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al