Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
A. Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Ndjek dhe kontrollon procesin e rregjistrimit të studenteve të rinj nga matura shteterore, të studentëve të ciklit të dytë të studimeve si dhe të studentëve të Trojeve.
- Kontrollon ecurinë e sezoneve sipas cikleve dhe programeve të studimit
- Kontrollon hedhjen e të dhënave në Regjistrin Themeltar, përgatitjen e listave emërore sipas viteve dhe grupeve, hapjen e regjistrave të notave, hedhjen e notave në regjistrin e notave si dhe listat e studentëve të hartuara nga sekretaret mësimore për kalimin e studenteve në vitin pasardhës.
- Merr pjesë në planifikimin e strukturës mësimore si dhe në përcaktimin e datave të provimeve.
- Merr pjesë në shqyrtimin e kërkesave për ripranime studentësh, për sezone individuale në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë Tiranë
- Kontrollon përpunimin e statistikave për studentet sipas programeve të studimit.
- Harton vërtetimet për konfirmim të ndjekjes së studimeve dhe pajis studentët me Programet Mësimore sipas cikleve të studimit.
- Kryen verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për notat, vërtetimet dhe programet mësimore (konfirmim dokumentacioni) që vijnë nga Rektorati dhe mban përgjegjësi për to.
- Ndjek procesin e matrikullimit të studentëve pranë Rektoratit dhe A.K.P
- Ndjek realizimin e pagesës së tarifës së shkollimit në bashkëpunim me degën e finances
- Angazhohet për shpërndarjen e diplomave të studentëve të diplomuar sipas cikleve të studimit dhe programeve të studimit.
- Ka përgjegjësi konform ligjeve në fuqi për arkivimin e dokumentacionit të sekretarisë mësimore.
B. Kriteret:
Kandidatët për vendin e punës “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere :
Kriteret e përgjithshme:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë ( Diplomë të integruar/ master shkencor)
- Të ketë eksperienca pune në administratë;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
- Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna
Kriteret preferenciale:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë;
- Preferohet të zotëroj gjuhën angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna ;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi penaliteti;
C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.10.2018 – 12.10.2018 (10 ditë pune).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al