NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2017-2018 në Fakultetin e Mjekësisë  Dentare si më poshtë vijon:

 Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :

  • Dermatologji dhe Venerologji

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Të jetë i diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga Departamenti përkatës.
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës.
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet gjuha angleze
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë gradën “Doktor” në fushën përkatëse
  2. Të jetë i diplomuar në fakultetin përkatës në “Master Shkencor” dhe / ose Doktoraturë
  3. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor
  4. Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
  4. Dokument identifikimi
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë  notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)

Afati i dorëzimit të dosjeve pranë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare është  13.11.201721.11.2017.

 Kontakti:burimet.njerezore@umed.edu.al

REKTORATI

Publikuar më 06.11.2017