NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në Ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë”.
A. Përshkrimi përgjithësues i punës :
- Mban dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat që kanë të bëjnë me prokurime të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerjeve;
- Harton planin vjetor të nevojave për materiale, për pajisje dhe shpenzime të brendshme të administratës dhe interesohet për realizimin e këtij plani;
- Është përgjegjës për hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen për menaxhimin e aktiveve dhe menaxhimin e riskut lidhur me aktivet;
- Është përgjegjës për administrimin dhe evidentimini e pasurisë së fakultetit, organizon dhe ndjek hap pas hapi inventarizimin e mjeteve kryesore.
- Kujdeset për sigurimin e kushteve normale të punës në zyra dhe të veprimtarisë mësimore në auditor.
B. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere :
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në një nga fushat e Ekonomisë;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën e menaxhimit/financës;
- Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5);
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja, gjuha angleze përbën avantazh;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
C. Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar të dëshmive të njohjes së programeve financiare dhe kompjuterike
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
D. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 24.09.2018 – 05.10.2018 (10 ditë pune).
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al