Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,

A. Kriteret

Kandidatët për “Laborant” me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Logopedi;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.
  3. Të ketë eksperiencë pune në specialitetin përkatës;
  4. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

Kritere preferenciale

  1. Preferohet të ketë përfunduar studimet Master Shkencor në Logopedi
  2. Preferohet të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit
  3. Të ketë aftësi të mira të komunikuese dhe të dijë të punojë në ngrup

B. Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar;
  12. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 22.10.2018-02.11.2018 (10 ditë pune)

C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

D. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al