NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË KËRKON TË PUNËSOJ NJË EKSPERT TË JASHTËM
Në zbatim të VKM Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar, neni 57 dhe 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kërkon të punësoj një ekspert të jashtëm i fushës, i cili plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet universitare (arkitekt ose inxhinier ndertimi)
- Të ketë liçensë profesionale në fushën e projektimit
- Eksperienca në punë minimumi 5 vjet
Të gjithë personat e interesuar të dorezojnë pranë Degës së protokollit , CV dhe dokumentacionin e kërkuar brënda datës 19.06.2018.