NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE: PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË NË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, LËNDA “FIZIOLOGJI” (NJË VEND PUNE). PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA “PSIKIATRI E PËRGJITHSHME” (DY VEND PUNE). PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA “ANESTEZI – REANIMACION”. (TRE VENDE PUNE).
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës, Personel Akademik, në Fakultetin e Mjekësisë si më poshtë vijon:
- Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, lënda “Fiziologji” (një vend pune).
- Personel Akademik në Departamentin e Neuroshkencës, lënda “Psikiatri e Përgjithshme” (dy vend pune).
- Personel Akademik në Departamentin e Kirurgjisë, lënda “Anestezi – Reanimacion”. (tre vende pune).
Kandidatët konkurentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, lënda “Fiziologji”, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit.
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
- Të ketë liçencën për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 9 (nëntë).
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere specifike:
- Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9.5 e lartë.
- Të kenë në lëndën e Fiziologjisë notën 10 dhe në lëndët e Departamentit të Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale notën 9 e lartë.
- Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që janë të motivuar për të zhvilluar veprimtari mësimore dhe kërkimore.
- Preferohen kandidatë me eksperienca të mëparshme në mësimëdhënie (e dokumentauar).
- Preferohen kandidatë që kanë botime në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe aktivitet tjetër shkencor I akredituar brenda dhe jashtë.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Kopje e noterizuar e liçencave për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga urdhri përkatës.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Kandidatët konkurentë për vendet vakante për Personel Akademik në Departamentin e Neuroshkencës, lënda “Psikiatri e Përgjithshme”, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar në Psikiatrinë e Përgjithshme.
- Të ketë liçencën për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri I Mjekëve të Shqipërisë.
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
- Të ketë gradën Doktor I Shkencave.
- Të jetë i padënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës dhe të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në institucionet publike të shëndetësisë dhe të edukimit.
- Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë aktivitet shkencor në aktivitete të organizuara brenda dhe jashtë vendit.
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë klinike në Shërbim Universitar prej të paktën 10 vjet.
- Të ketë eksperiencë mësimdhënieje në psikiatrinë e përgjithshme prej të paktën 5 vjet.
- Të ketë eksperiencë dhe kapacitet në udhëheqësi të implementimit të programeve akademike të ciklit të tretë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
- Të ketë eksperiencë në aktivitete të zhvillimit institucional të Shërbimit të Psikiatrisë dhe Sistemit të Edukimit në vazhdim.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga urdhri përkatës.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
- Kandidati i shpallur fitues nga komisioni i vlerësimit ad-hoc, bazuar në pikën 11, të nenit 62 “Punësimi i personelit akademik me kohë të plotë”, të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të lidhë kontratë ose marrëveshje me strukturat spitalore universitare të rrjetit formues të UMT-së, për të pasur të drejtën e aksesit professional në to, me qëllimzhvillimin e procesit mësimor që kryhet në shërbimet klinike dhe diagnostike spitalore dhe t’ja vërë në dispozicion strukturave të Burimeve Njerëzore në UMT
Në rast se kandidati nuk lidh marrëveshje me këto struktura Brenda 30 ditëve nga shpallja fitues, ai humbet të drejtën e fillimit të punës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurentë për vendet vakante për Personel Akademik në Departamentin e Kirurgjisë, lënda “Anestezi – Reanimacion”, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit.
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron.
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
- Të ketë mbaruar stufimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë).
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe institucione të tjera të edukimit;
Kritere specifike:
- Të ketë diplomë specializimi në Anestezi – Reanimacion.
- Të ketë Doktoraturë (ose të jetë në proces doktorature).
- Të ketë eksperiencë pune në shërbimin e Anestezi – Reanimacionit.
- Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie në lëndën e Anestezi – Reanimacionit.
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anestezi – Reanimacion.
- Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë me titull akademik.
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe / ose aktivitete shkencore në fushën e Anestezi – Reanimacionit.
- Preferohen kandidatë me dy ose më shumë gjuhë të huaja.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimëdhënie si pedagog të jashtëm në lëndën anestezi – reanimacion në Fakultetin e Mjekësisë për një periudhë 5 vjeçare.
- Preferohen kandidatët që kanë mbaruar studimet universitare me notë mesatare 9 (nëntë).
- Preferohen kandidatët që janë të punësuar në Spitalet Universitare Shtetërore, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga urdhri përkatës.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
- Kandidati i shpallur fitues nga komisioni i vlerësimit ad-hoc, bazuar në pikën 11, të nenit 62 “Punësimi i personelit akademik me kohë të plotë”, të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të lidhë kontratë ose marrëveshje me strukturat spitalore universitare të rrjetit formues të UMT-së, për të pasur të drejtën e aksesit professional në to, me qëllimzhvillimin e procesit mësimor që kryhet në shërbimet klinike dhe diagnostike spitalore dhe t’ja vërë në dispozicion strukturave të Burimeve Njerëzore në UMT
Në rast se kandidati nuk lidh marrëveshje me këto struktura Brenda 30 ditëve nga shpallja fitues, ai humbet të drejtën e fillimit të punës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 18.11.2019- 03.12.2019 (10 ditë pune)
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al