NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E TERAPISË STOMATOLOGJIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E TERAPISË STOMATOLOGJIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.139 prot, datë 24. 11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” ose ekuivalente me të brenda ose jashtë vendit;
  6. Të zotërojë me dëshmi, një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere të veçanta:

  1. Kandidatët të kenë mbaruar studimet universitare për stomatologjime notë mesatare ≥ 9 (nëntë);
  2. Të ketë fituar gradën shkencore “Doktor”;
  3. Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në mësimdhënie;
  4. Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në punë klinike;
  5. Të ketë license profesionale të ushtrimit të profesionit;
  6. Të ketë botime, referime dhe pjesëmarrje aktive në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj;
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Kopje e noterizuar e liçensëns për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Stomatologëve;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
  15. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë)

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al