NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, “LABORANT,” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhërin e Rektorit nr. 35 prot, datë 30. 03. 2022 shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik “Laborant,” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurentë për vendin e punës, “Personel ndihmës akademik, “Laborant,” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji;
- Të ketë njohuri në praktikat laboratorike me studentët;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore ( Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), gjuha angleze përbën avantazh;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (Word, Excel);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, etikë profesionale dhe të punës në grup;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve kompjuterike;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al