NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 89, datë 27.06.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatë për vendin e punës “Përgjegjës” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universiteti të Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:
- “Përgjegjës”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND) ;
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, eksperienca e punës në institucionet e arsimit te lartë në fushën e kurrikulës dhe pranimeve përben avantazh;
- Të zotëroj me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të njoh dhe të ketë eksperiencë pune në hartimin dhe kriteret e kurrikulës universitare dhe të procedurave të pranimeve sipas cikleve të studimit;
- Të ketë njohuri të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
- Të shfaq aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formularin e vetë deklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
- Certifikatë / Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
- Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al