NJOFTIM – “SPECIALIST NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE”, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË (2 VENDE VAKANTE); “SPECIALIST IT NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE”, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË (1 VEND VAKANT);
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurset për 3 (tri) pozicionet e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:
- “Specialist në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve”, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (2 vende vakante);
- “Specialist IT në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve”, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (1 vend vakant);
Kandidatët për pozicionet e punës “Specialist në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve”, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, duhet të plotësojnë:
Vende Vakante 2 (dy)
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e shkencave sociale dhe aplikative;
- Të zotërojë njohuri informatike të programeve të administrimit dhe menaxhimit të informacionit;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin
- konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere të preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, jo më pak se 2 vite;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi institucionet, elementë të programeve sipas cikleve të studimit, procedurat për hapjen/mbylljen riorganizimin e programeve të studimit, kriteret e pranimit;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohuri bazë të paketës Microsoft Office;
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive/njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim.
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, të marrë brenda tri muajve të fundit,
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist IT në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve”, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, duhet të plotësojnë:
Vend vakant 1 (një)
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, në fushën e shkencave informatike;
- Të zotërojë njohuri të avancuara informatike në zhvillim software-sh/website, mirëmbajtje pajisjesh kompjuterike, siguri IT dhe network-u;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, jo më pak se 2 vite;
- Të ketë eksperiencë pune mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjetave kompjuterike, zhvillimin e software-ve/website-ve, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike, jo më pak se 5 vite;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj,
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Certifikatë/Dëshmi/Dokumentacion që vërtetojnë njohuri të thelluara informatike:
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive/njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim.
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, të marrë brenda tri muajve të fundit,
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 28.09.2020-09.10.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit,;
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al