PËR VENDIN E PUNËS PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SPECIALIST IT”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 151, datë 16.10.2023, shpall konkursin për pozicionin e punës, 1 (një) vend personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë të duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e shkencave kompjuterike ose aplikative;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë për një nga vendet vakante të sipërcituara, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si
më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, të marrë brenda tri muajve të fundit (dëshmi penaliteti);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Të ketë njohuri mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjetave kompjuterike, zhvillimin e software-ve/website-ve, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup.
Mënyra e vlerësimit:
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistem pikëzimi prej 100 pikësh, mbi bazën e dokumentacionit (60 pikë) dhe përmes intervistës (40 pikë) në prani të Komisionit të ngritur për këtë qëllim.
- Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
- Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme (nëse kanë), motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët kualifikohen vetëm kur kanë grumbulluar mbi 50 pikë nga vlerësimi i dosjes dhe intervistës.
Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al.