NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “SANITAR” NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË  MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “SANITAR” NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79 “Punësimi i personelit administrativ”,  në Statutin e UMT-së, në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, protokolluar me nr. 3107 prot., datë 13.10.2023 “Kërkesë për punësim”, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit admninistrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe Urdhrit të Administratorit nr. 226, datë 19.10.2023, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

 

  • Për 1 (një) vend pune në pozicionin “Sanitar” në Sektorin e Shërbimeve në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike siperfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinës së UMT;
  • Kontrollon në vazhdimësi arnbientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Sherbimeve;
  • Perveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit;

 

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:

 

Kritere:

Të ketë përfunduar studimet e ciklit tetë/nëntë vjecar, ose të mesme.

 

 

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për
  4. kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  5. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
  8. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  9. Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e Deftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë, nëse ka punuar;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje  me pozicionin e punës.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të

Drejtëpërdrejta ne lidhje me punën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al