PËRKUJTIM PËR PROF. PETRO CANIN, KIRURGUN E MADH SHQIPTAR
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përkujton me respekt Profesor Petro Canin, Kirurgun e madh shqiptar, babain e kirurgjisë moderne shqiptare, i cili lindi plot 99 vite më parë. Prof. Petro Cani ishte një intelektual puntor dhe i dashuruar me profesionin e mjekut. Ai ka shërbyer për vite me rradhë si Mjek partizan dhe ka qenë Shefi i parë i Kirurgjisë Ushtarake, Kryekirurgu i Spitalit Nr. 2, si dhe Kirurgu i parë që ka kryer ndërhyre kirurgjikale në kokë, mushkëri, zemër, mëlçi surenale etj. Prof. Petro Cani ishte themeluesi i Shkollës Shqiptare të Formimit të Kirurgëve. Me kontributin e tij të çmuar, Prof. Petro Cani ka si shërbyer si mjek dhe profesor i kirurgjisë, duke përcjelljë përvojën e madhe tek brezat e rinj të kirurgëve dhe duke ushtruar më së miri detyrën e mjekut në shërbim të popullit shqiptar.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 02.03.2016