PORTALI I RI I STUDENTIT
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me Rrjetin Akademik Shqiptar (RASH), informojmë studentët se është krijuar sistemi i ri për menaxhimin e të dhënave online në Platformën ESSE3.
Linku i Portalit të ri të Studentit: https://www.umt.esse3.u-gov.rash.al
Në shërbimin online “Lista e fakulteteve”, mund të informoheni mbi informacionin administrativ dhe didaktik të fakulteteve. Në këtë fazë të krijimit të Portalit të ri përfshihet dixhitalizimi i informacionit të studentëve.
Ftojmë studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve (viti akademik 2014-2015) të regjistrohen online tek menyja “Regjistrim online i Studenteve”.
Për informacione mbi regjistrimin, ju lutemi të konsultoni manualin e përdorimit për studentët duke klikuar këtu.
Për informacione dhe asistencë të mëtejshme, mund të informoheni pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 19.01.2015