
PRANIMET NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutit dhe Rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më poshtë gjeni aktet rregullative për pranimet në programet e ciklit të parë dhe të ciklit të dytë, për vitin akademik 2025-2026.
- Vendimi nr. 4, datë 26.01.2024 “Për kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2025-2026” të Senatit Akademik
- Vendimi nr. 5, datë 26.01.2024 “Për kriteret e pranimit në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Mjekësi e Përgjithshme” për kandidatët që aplikojnë në kuotat e kategorive të veçanta, për vitin akademik 2025-2026” të Senatit Akademik
- Urdhër i përbashkët RASH dhe QSHA për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2025-2026
- Udhëzim nr.12 datë 30.06.2023 “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë”, i ndryshuar
- Vendim nr. 49, datë 25.04.2025 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2025-2026, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” të Senatit Akademik
- Vendim nr. 50, datë 25.04.2025 Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të dytë Master profesional dhe Master i shkencave, për vitin akademik 2025-2026, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të Senatit Akademik
- Vendim nr. 51, datë 25.04.2025 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programin e ciklit të tretë “Master Ekzekutiv”, për vitin akademik 2025-2026, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” të Senatit Akademik
- Vendim nr. 52, datë 25.04.2025 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e përbashkëta të studimit të ciklit të dytë “Master profesional” dhe të ciklit të tretë “Master Ekzekutiv”, për vitin akademik 2025-2026, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, të Senatit Akademik.



