Publikohen kriteret e punësimit per inxhinier ndërtimi dhe inxhinier elektronike/elektrike/biomedikal si ekspert të jashtëm.
Në zbatim të VKM Nr.914, datë 29.12.2014 ʺPër miratimin e rregullave të prokurimit publikʺ, e ndryshuar, neni 57 dhe 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kërkon të punësojë një inxhinier ndërtimi dhe një inxhinierisë të fushës elektronike/elektrike/biomedikal si ekspert të jashtëm.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe dokumentacioni që duhet të dorëzojnë janë si më poshtë:
Kandidatët e fushës së inxhinjerisë elektronike/elektrike/biomedikal duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në degën e elektronike/elektrike/biomedical;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët e fushës së inxhinjerisë së ndërtimit duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në degën e inxhinjerisë së ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite,
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 19.11.2019 – 25.11.2019 (5 ditë pune).
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën zyrtare të UMT-së info@umed.edu.al.