PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën e Mjekësisë Ligjore, në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë.

 

Kriteret

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, (studime universitare brenda ose jashtë vendit).
  2. Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
  3. Të ketë diplomë specializimi në Mjekësi Ligjore;
  4. Të ketë titullin Doktoraturë në fushën e Mjekësisë Ligjore;
  5. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8
  6. Të ketë eksperiencë pune si Mjek Ligjor mbi 5 vjet;
  7. Të jetë shtetas shqiptar
  8. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  9. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  11. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  12. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti I Mjekësisë Tiranë dhe nga Insitucione të tjera të edukimit.

 

Kritere specifike:

  1. Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie në fushën e Mjekësisë Ligjore mbi 5 vjet;
  2. Të jetë specialist në fushën e dokumentave të çështjes;
  3. Të zotëroj me dëshmi gjuhën angleze

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anatomi Patologjike;
  2. Të kenë botime shkencore në revista me faktor impakti si autor I parë, I dytë dhe I tretë (të indeksuar në pubmed)

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Të paktën dy referenca nga profesorë.
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  13. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.05.2019-07.06.2019 (10 ditë pune)

 

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al