TAKIM MES REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË DHE DEKANIT TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

TAKIM MES REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË DHE DEKANIT TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata, zhvilloi një takim me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës,  Prof.Dr. Kastriot Haxhirexha.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini.

Kryefjala e bisedës ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes dy Universiteteve sikundër edhe shkëmbimi sistematik i përvojave mes dy Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Konferencës së Traumës, e cila do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në qytetin e Ohrit dhe do të mundësojë këmbimin e përvojës mes kirurgëve vendas e të huaj.