
TAKIM NDËRMJET REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE KRYETARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata, zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Shykri Ymeri më 16.07.2018 .
Në këtë takim, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen sistematike të Universitetit të Mjekësisë për studentët e Luginës së Preshevës.
Rritja e kuotave nga Universiteti i Mjekësisë, ka mundësuar regjistrimin e një numri më të madh studentësh nga Lugina e Preshevës në ciklin e parë të studimeve pranë këtij Universiteti.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejshme në të ardhmen mes dy institucioneve.