NJOFTIM PËR PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË ME KONTRATË 1 VJEÇARE PËR DEPARTAMENTIN E DRSHIKIOGJ, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.125 prot, datë 29.10. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë me kontratë 1 vjeçare për Departamentin e DRSHIKIOGJ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë me kontratë 1 vjeçare për Departamentin e DRSHIKIOGJ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, (studime universitare brenda ose jashtë vendit).
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare të ponderuar mbi 8.5
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të ketë përfunduar studimet në një program specializimi pasuniversitar në fushën e Kirurgjisë me note mesatare mbi 8.5.
- Të ketë licencën për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Evropian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të mos jetë mare ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse.
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në Universitete të njohura jashtë vendit;
- Preferohen kandidatë që kanë trajnime afatgjata jashtë vendit.
- Preferohen kandidatë që kanë gradë apo Titull Shkencorë të fituar në Universitete të njohura jashtë vendit.
- Preferohen kandidatë me përvojë dhe pjesëmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare.
- Preferohen kandidatë me përvojë pune në fushën e kirurgjisë;
- Preferohen kandidatë të kualifikuar në fusha specifike me përparësi në kërkimin shkencor si Kardiologjia dhe Angiologjia.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar e licencën për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell shkualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
- Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al