KËRKESË PËR ANGAZHIM ME KONTRATË SHËRBIMI SPECIALIST FUSHE, TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E PAJISJEVE DHE MATERIALEVE MJEKËSORE, LABORATORIKE DHE STOMATOLOGJIKE
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, UMT, nr. 2512/5 prot., datë 13.09.2023 “Kërkesë për angazhim me kontratë shërbimi specialist fushe, të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike”,
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për ekspertët e jashtëm me kontratë shërbimi të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e
Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e inxhinierisë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike. Këto të jenë të vërtetuara me dëshmi ose kualifikime në këto fusha.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore brenda tre muajve të fundit (Dëshmi Penaliteti);
- Dëshmi apo kualifikime në fushën e kërkuar.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 15.09.2023 deri më 22.09.2023
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.