NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN E PUNËS “ SPECIALIST NË DEGËN E FINANCËS”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Vendimin e Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” i ndryshuar, në mbështetje të shkresës së Fakultetit të Mjekësisë Dentare nr. 521/4 prot., datë 01.12.2023 “Dërgohet proces-verbal i komisionit të vlerësimit për personel administrativ “Specialist i Degës së Financës” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, protokolluar me tonën nr. 3092/5 prot., datë 01.12.2023, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 282, datë 06.12.2023, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për një vend vakant pune, si më poshtë:
Për një vend vakant për personel administrativ në pozicionin e punës “ Specialist në Degën e Financës”, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin.
- Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat.
- Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë kryesore.
- Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë:(ditari i shpenzimeve, ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme)
- Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si njësi, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4-mujor.
- Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qëndrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim ( zyrë dhe çdo punonjës ) për njesinë kryesore si dhe llogarit amortizimin e tyre.
- Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës dhe përgatit të gjitha raportet mujore të gjendjes.
- Mban dhe azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig.shoqërore, pensionet etj.)
- Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara kryetarit të degës.
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kërkesa të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të plotësoj kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga puna;
- Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Kriteret:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Dokumentacion i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë, kompjuterike;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë me procesverbal dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”
- Njohuritë mbi Ligjin nr 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.