studentet-ekselente

Studentet Ekselente

Studentët e ekselencës së Universiteti të Mjekësisë, Tiranë kontribojnë më së miri në plotësimin e panoramës përshkruese të punës në këtë Universitet. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është i motivuar me sukseset dhe paraqitjen e shkëlqyer në studime të studentëve të tij ekselentë dhe ndiehet krenar me arritjet e tyre. Si vlerësim për punën e tyre të suksesshme, studentëve të ekselencës u ofrohet burse studimore nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Ceremonia e diplomimit të Studentëve të Ekselencës
Ceremonia e diplomimit të Studentëve të Ekselencës zhvillohet çdo vit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Në këtë eveniment diplomohen studentët me rezultatet më të mira në programet e studimit dhe ciklet përkatëse të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ceremonia është një mirënjohje për punën e studentëve dhe arritjen e tyre dhe një krenari e veçantë për Universitetin që lartëson punën e stafit akademik, i cili është përkushtuar për të mundësuar përparimin dhe arritjet e tyre.