Shoqatat-Studentore

Shoqatat Studentore

Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë studentët inkurajohen dhe ndihmohen që të përfshihen në sa më shumë aktivitete jashtë-shkollore dhe jo vetëm nëpërmjet konferencave dhe aktiviteteve që organizohen në bashkëpunim më Këshillin Studentor, institucione, organizata të ndryshme, por edhe nëpërmjet shoqatave studentore për interesa të ndryshme sociale, politike, artistike dhe kulturore. Kështu studentët ndihmohen për të krijuar dhe për t’u angazhuar në shoqata studentore me vlerë kulturore dhe qytetare, siç janë “Brainstorm” dhe “Vullnetarët e vegjël”.